




Rudina Hajdari e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, ka prezantuar për herë të parë vajzën e saj Sihana.
Ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur vajzën larg në pjesën më të madhe të vitit. Vajza e saj jeton në SHBA ndërkohë që Rudinës, për shkak të angazhimeve të saj, i duhet të jetojë në Shqipëri.





Ajo tregon se si arrin ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar vogëlushes Sihana punën që ajo bën. Gjithashtu Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.
Rudina Hajdari: I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpesh herë që ky busti këtu është gjyshi.
Sihana: Edhe unë thoja është shumë i mirë.





Rudina Hajdari: Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi.Sihana: Te gjyshi ne shkojmë te parku.Rudina Hajdari: Edhe çoni lule?
Sihana: Po
Rudina Hajdari: Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty./tvklan.al