




“Hoxha i lagjes time është shumë komunikativ, i urtë dhe përherë jep mesazhe dialogu e paqe!
Ditë më parë, derisa isha duke shkuar në punë hoxha më foli për një shqetësim të tij!
Jam i mërzitur me profesorin e lagjes tonë (ma tha dhe emrin)!
Pse, pse hoxhë, çka ka ndodhur?





Hoxha:Asgjë, jo diçka e madhe, por diçka që më shqetëson mua!
Ma thuaj, hoxhë i ndeuar!
Hoxha:Profesori, e din ai që punon në Universitet.., popo, ai, më ndaloi një ditë dhe më tha:
-nderime hoxhë, nuk dëshiroj me të shqetësu, por kam një kërkesë ndaj teje!Urdhëro, urdhëro i nderuar profesor, çka ka ndodhur?!
Profesori:Hoxhë i nderuar, secili njeri i ka dëshirat e tij dhe unë jam nga ata që kam një kërkesë deri tek ju!
Hoxha:Urdhëro, profesor!





Profesori:Hoxhë, unë nuk po du kurrë me më uru as për Bajram e as për Ramazan!Mua mund me më uru për Ditën e Flamurit, për 7 Marsin Ditën e Mësuesit, për 22 Nëntor, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!Aq!
Hoxha:Ani, ani profesor, nuk ka asnjë problem, nga sot e tutje nuk kam me të uru as për Bajram e as për Ramazan, kam me të uru vetëm për festat kombëtare!
Profesori:Hoxhë, jo për diçka, por nuk po më ndreqet qejfi!
Hoxha:Në rregull, profesor!Por edhe unë kam një kërkesë deri tek ju!
Profesori:Urdhëro hoxhë!
Hoxha:Profesor, ju ndaç më uruat për ndonjë festë, ndaç nuk më uruat, mua nuk më prishet qejfi!”(Kështu foli hoxha i lagjes time)
Liza BEQAJ, gazetare, Prishtinë