




Nazim Bllaca është agjent i Serbisë. Dokumentet dhe përgjimet nga Emisioni Udhëve kanë vërtetuar se ai ishte agjent i Serbisë nga viti 1997. Por, edhe pas daljes së tij publike ai ka vazhduar komunikimet me njëri nga prokurorët më të rëndësishë serb për krime lufte, z. Stankovic.
Nazim Bllaca i kërkon prokurorit serb që ta shpërngulin familjen e tij drejt Zvicrës dhe aty ta fitojnë azilin politik. Poashtu, Nazim Bllaca e kishte falënderuar prokurorin serb për bashkëpunimin duke i thënë se “ne besojmë që ju dhe shefi juaj jeni të kënaqur me kontributin tim, dhe do të jeni edhe në të arshmën”.





Në emailat e agjentit Nazim Bllaca, poashtu shihet se ai i raporton prokurorit serb për procesin ndaj Azem Sylës.
“Në këtë proces për shpërlarje parash, krim të organizuar pritet që të akuzohet njeriu më i fuqishëm dhe më me ndikim ne Kosovë Azem Syla i cili në aktakuzë është si organizator i shpronësimit…! Në këtë rast prokurorja Diana Willson ka qenë korrekt me mua, më ka thënë se do të jesh dëshmitar kyq i këtij rasti se pa ty s’mund ta dënojmë Azem Sylën”.
Edhe në përgjimet e mëvonshme, pas publikimit të emailave, vërtetohet se synimi i Bllacës është implikimi i Azem Sylës në këmbim të mijëra eurove.