Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), presidenti Amerikan, Joe Biden është lideri botëror më i preferuar nga kosovarët, shkruan Reporteri.net.
Pas tij i dyti renditet presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me 40%, i pasuar nga Emannuel Macon dhe Boris Johnson i Britanisë së Madhe.
E sipas këtij hulumtimi, Albin Kurti është politikani më i besueshëm në Kosovë.
Në listën prej dhjetë politikanëve më të pëlqyer, sipas sondazhit, janë: kryeministri Kurti, presidentja Osmani, ish-presidenti Thaçi, kryetari i Kuvendit Konjufca, ish-kryetari i Kuvendit Veseli kryetarët e partive opozitare dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës.
Kryeministri Albin Kurti, sipas matjeve të institutit amerikan, është më i pëlqyeri në Kosovë me 28%.
Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetjen e 15% të respodentëve që kanë marrë pjesë në sondazh.
Dy ish-kryetarët e PDK-së, Thaçi e Veseli, pasojnë në vendet 3 dhe 4.
Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku është në vendin e pestë me 6% të mbështetjes qytetare.