




Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka në profilin e tij në “facebook” ia ka publikuar një dokument, avokatit Tomë Gashi. Dokumenti i publikuar nga Zeka i përket vitit 1993 dhe është i shkruar edhe në gjuhën serbe.





Zeka thotë se Tomë Gashi ka qenë gjykatës i Sllobodan Millosheviqit.
“E kam thene ne shume debate televizive se Tomqe ka qene gjykates i Millosheviçit deri ne vitin 1993”, ka shkruar Milaim Zeka.