




Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se Mali i Zi ka pezulluar vendimin që qytetarët nga Kosova nën moshën 18 vjeç të kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes.
Në komunikatë thuhet se shtetasit e Republikës së Kosovës për të kaluar kufirin në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.
Tutje thuhet se vendimi i mëparshëm që lejonte edhe personat nën 18 vjeç të udhëtonin vetëm me ceritifikatë të lindjes, është pezulluar nga Mali i Zi.
Më poshtë komunikata e plotë:





Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi. Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18- vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes. Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi.