Ish-presidenti i SHBA-ve dhe miku i Kosovës, Bill Clinton po qëndronte për vizitë në Kosovë.
Ai mëngjesin ka dalur për të ecur në rrugët e Prishtinës, shkruan lajmi.net.
Ndërsa sekretari i tij, Angel Urena e ka një video në të cilën shihet dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar.
Në videon e mëposhtme mund të shihni qytetarët duke përqafuar presidentin Bill Clinton e aty është edhe një plak me plis i cili e përqafon me shumë entuziazëm ish-presidentin Clinton.