Valon Syla nuk ka mundur t’i mbajë lotët duke qeshur kur në emisionin “Pressing” në T7 është duke u komentuar për deklaratat joserioze të politikanëve në situata serioze.
Ishte momenti kur u lëshua videoja e ish-presidentes Jahjaga, në kohën kur ishte duke dhënë një intervistë, kur ajo ndërpreu moderatorin duke iu drejtuar “krahut të djathtë” të saj, Hikmete Imerajt, me fjalët “Hikmet mos m’rri n’kam qatje, ulmu”.
Syla tregon se nuk e kishte parë këtë video, pavarësisht se ishte virale në kohën e saj.