Geci: 32 mijë marka i kam marrë me zor të shpenzimeve, Bukoshi ma hapi derën tha dil përjasht, i thash dil ti (VIDEO)

Luftëtari dhe ish deputeti i LDK-së z. Gani Geci si shumë herë të tjera, kishte treguar një rrëfim ekskluziv në një emision të RTV Dukagjinit, konkretisht në emisionin Personale.

Ai është përgjigjur në pyetjen e gazetarës se “edhe ju jeni akuzuar se i keni marrë 1 milion marka nga Bukoshi”. Këtë gje e ka demantuar menjëherë Gani Geci i cili tha se z. Bujar Bukoshi i ka të gjitha dokumentet dhe kjo nuk është e vërtetë.

Ai tregoi se pas luftës z. Hafiz Gagica e kishte mësuar se si ta bënte një kërkesë të shpenzimeve, dhe pastaj i ka marrë 32 mijë marka. Ai tregoi se ai e kishte mbrojtur Presidentin dhe Qeverinë shkaku i Kushtetutës së Kaçanikut.

Pas kësaj, ai tregoi se i kishte shkuar në zyre Bujar Bukoshit dhe i kishte thënë “ne s’kemi kulm mbi kokë e ju pasni xhipa”, pas kësaj sipas Gecit, Bukoshi ia kishte hapur derën dhe i kishte thënë dil përjasht. Pastaj edhe Gani Geci i kishte thënë “jo more dil ti se unë këtu kurrë s’dal”.

Ai tregoi se aty kishte qenë me Besim Dajakun dhe pas këtij debati kishte hyrë brenda edhe Isa Mustafa i cili e kishte pasur një zyrë pak më andej. Gani Geci i kishte thënë edhe atij “ne s’kemi kulm mbi kokë e ju keni xhipa dhe ne për juve edhe 200 vjet s’ka me na u lëshu beleja”.

VIDEO NGA MINUTA E 38:00