E pa dëgjuar më parë: Në vitin 2000, Rugova e kishte festuar ditëlindjen bashkë me Thaçin (PAMJE)

Ish-presidenti Hashim Thaçi, disa vite më parë për T7 kishte treguar se si në vitin 2000, e kishin festuar bashkë ditëlindjen e këtij të fundit.

Thaçi asokohe kishte treguar se e festuan ditëlindjen e Rugovës në Athinë, derisa kishin një takim ndërkombëtar.

“Unë e kam njohur Ibrahim Rugovën më mirë se shumica e zyrtarëve të LDK-së, sidomos këtyre që kanë ardhur më vonë në këtë parti. E kemi festuar ditëlindjen e Rugovës në vitin 2000, në qytetin e Athinës.

Kemi pasur një takim ndërkombëtar dhe e kemi festuar ditëlindjen e tij“, kishte thënë ai, përcjell Demokracia.com.

Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.