




Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për ‘Qim Peka Live’, ka diskutuar për veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.
Berisha thotë se e mbështet Albin Kurtin për të gjitha veprimet që ka bërë deri tani. Ai thotë se Kurti i ka rikthyer Kosovës dinjitetin në përfaqësim të barabartë.
Tutje, Berisha përmend me radhë vendimet dhe idetë që bëri Kurti që nga qeverisja e tij.





‘Unë mendoj që Albin Kurti me qëllimet e tij i ka rikthyer Kosovës dinjitetin në përfaqësim të barabartë. Kjo për mua është një arritje e madhe. Albin Kurti në të gjitha qëllimet e tij ka synuar përfaqësimin si te barabartë. Së dyti, Albin Kurti me qëllimin ndaj ‘Ballkanit të Hapur’ me vendosshmëri dhe kundër presioneve ka vendosur projektin evropian për Ballkanin procesin e Berlini. Së treti me vendimin që mori për targat dhe letërnjoftimin, Albin Kurti nuk bëri asgjë tjetër përpos që veproi më marrëveshjen e Brukselit të firmosur nga të dy palët 3 ose 4 vite më parë dhe vendosi standardin e barazisë për qëllimet e të dy vendeve’, tha Sali Berisha.





Berisha e thotë troç që Kosova nuk i ka borxhe Kosovës, ai thotë se Serbia i ka borxhe Kosovës.
‘Në këtë kontekst, unë e mbështes plotësisht atë, se nuk jam kurrë dakord dhe skam qen i njohur në shkëmbim të territoreve.. Ata që mendojnë që Kosova i ka borxhe Serbisë ata duhet ta pyesin veten mire së çka përfaqësojnë.
Kosova i ka asgjë borxh Serbisë, përkundrazi Serbia i ka shumë borxhe Kosovës’, përfundoi ai.