Zafir Berisha del në bjeshkë, publikon fotografi ku i duket arma

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha shpesh herë është komentuar për deklarata të ndryshme.

Së fundi ai ka vendosur të rri larg politikës, e të vizitojë Bjeshkët e Pikllimës në Koretnik.

Por në disa fotografi të publikuara Berisha duket se nostalgjia për vitet 1998/1999, bëri që ai të mos e largojë fare armën nga trupi i tij.

Në fotografitë publike në Facebook, Zafir Berisha shfaqet me armë tek brezi.

Duhet përkujtuar që figurat publike në vend shumë shpesh janë komentuar për mbajtje të armëve.

Zafir Bersha së fundi pati edhe një rast tjetër në Polici, ku dyshohej për kërcënim ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

E probleme të ngjashme ai pati ditë më parë edhe me zyrtarët policorë në Prizren.