Dole: Jam i lumtur që Kosova po gëzon lirinë e saj
Njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, senatori Bob Dole, vdiq sot në moshën 98 vjeçare.
V dekja e tij tronditi gjith botën duke përfshi këtu edhe Kosovën, shkruan “Bota sot”.
Dole për vite me radhë ka shërbyer për të mirën e qytetarëve pa dallim kombësie.
Senatori kishte njoftuar në shkurt se kishte k ancer në mushkëri në fazën IV dhe se po fillonte trajtimin
Ai gjithmonë ka qënduar pranë Kosovës edhe pas pavarësisë duke uruar edhe në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit, duke lënë një mesazh që ‘’nëse ju duhem, vetëm ma bëni një zile’’
Në një video nga arkivi shihet Dole teksa ka vizituar Kosovën dhe qytetarët tanë.
Senatori shprehet në këtë vizitë i kënaqur me vendin dhe njerëzit që e përshëndesin.
“Unë kam qenë këtu edhe më parë dhe i di problemet shumë mirë, unë e di që Kosova është vend i bukur dhe ka njerëz të mirë dhe jam i lumtur që ky vend ka arritur të ketë lirinë e kërkuar, gjithçka do të bëhet mirë në këtë vend”, tha ndër të tjera Dole.
Kujtojmë që në lidhje me v dekjen e senatorit kanë reaguar edhe liderët e vendit tonë duke bashkëndjer me familjen e Dole./BS