Ministrja e Finlandës për çështje evropiane, Tytti Tuppurinen, ka shprehur besimin se deri sa të vije stina e vjeshtës, Bashkimi Evropian do të bëjë hapa drejt heqjes së regjimit të vizave për banorët e Kosovës.
“Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizimin vizash. Është koha që të lëvizim përpara. Ne kemi mbështetur negociatat që janë në favor të Kosovës. Jam optimiste që ne do të vazhdojmë para me këtë çështje, besoj se në muajt në vijim ndoshta këtë vjeshtë mund të shohim rezultate pozitive,tha Tuppurinen, gjatë një konference të përbashkët me Thomas Byrne, ministër i shtetit për çështje evropiane të Irlandës dhe zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi.
Tuppurinen dhe Byrne, i dhanë Kosovës mbështetje të madhe për hyrjen e saj në Këshillin e Evropës e dialogun me Serbinë.
“Ne e kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore e të plot që ti bëjë lëvizjet e saj kur kemi të bëjmë me targat. Por ne ju inkurajojmë që të konsideroni gjitha veprimet në mënyrë të kujdesshme që mos të eskaloj në çfarëdo veprim që do të ishte në përkeqësim për aspiratat tuaja në rrugëtimin evropian”, shtoi diplomatja finlandeze.
“Ne e dimë që kjo është një rrugë e vështirë për pajtim pasi që kjo kërkon durim dhe çdo marrëveshje e paqes ka kompromise për të gjitha palët. Edhe ne kishim disa çështje me Kushtetutën e Irlandës Veriore, dhe kemi heq dorë prej disa çështjeve”, theksoi Thomas Byrne
Delegacionin nga Finlanda e Irlanda e ka pritur edhe kryeministri Albin Kurti.