




Himarë- Adelina Tahiri ka pësuar një incident në skenën e “Miss Shqipëria 2022”. Këngetarja ishte ftuar mbrëmjen e djeshme për të performuar në konkursin e bukurisë që u mbajt në kalanë e Porto Palermos në Himarë.





Teksa po përshëndeste të pranishmit, Adelina nuk e vuri re shkallën dhe u rrëzua. Ajo e mori me shumë sportivitet situatën e madje videon e publikoi vetë në rrjete sociale duke shkruar se e kanë marrë mësysh.