




Por këtë deklaratë të Xhavit Halitit, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, po e konsideron si një film të radhës të tyre.
Në disa media në Kosovë, ka filluar të shpërndahet një deklaratë e Xhavit Halitit, i cili kishte thënë se ka qenë vazhdimisht cak i përgatitjeve të atentateve ndaj tij.
“Unë kam marrë një letër, ku jam paralajmëruar se do të më vrasin. Ndoshta kjo ka qenë dezinformatë, mirëpo unë atë e kam dërguar tek prokurori i përgjithshëm sepse nuk kam ditur ku të drejtohem tjetër. Unë vazhdimisht kam qenë cak i këtyre gjerave”, kishte thënë Haliti.
Ai ka bërë të ditur se atentat ndaj tij ishte përgatirur disa vite më parë edhe në Paris, ku ishte i shoqëruar nga Hashim Thaçi dhe Bilall Sherifi.





“Neve edhe në Rambujej kanë tentuar të na vrasin. Kemi qenë unë, Hashim Thaçi dhe Bilall Sherifi. Pasi që e kemi vërejtur se është duke u tentuar atentati ne kemi ikur sikur nëpër filma”, ka thënë Haliti.
Tutje ai ka shtuar se personat që kanë tentuar të vrasin atë janë vrarë ditën e nesërme.
“Në të nesërmen janë vrarë dy serbë, dhe sigurisht kanë qenë ata që nuk e kanë kryer detyrën për vrasjen tonë”, ka theksuar ai.
Por këtë deklaratë të Xhavit Halitit, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, po e konsideron si një film të radhës të tyre.





Miftari në një postim në facebook, tallet me Halitin dhe me disa deklarata që janë dhënë për Thaçin se kinse ka luftuar përballë një tanku serb.
“Filmi i radhës.
Pas kërcimit nga aeroplani pa parashut dhe shkatërrimi i tankut serb me mitraloz, Hashim Thaçi tani po del se është edhe snajperist e killer i serbëve nëpër Evropë bashk me Xhavit Halitin (tre milionshin), tani pe kuptoj pse para luftës e gjatë luftës çdo ambasadë serbe ishte mbyllur në Evropë nga frika e Hashim Thaçit dhe e Zekes!”, ironizon Miftari në shkrimin e tij në facebook.