




Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, për vendimin që lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë të pijshëm.
Në një postim të bërë në Facebook, Deliu ka thënë se nga Qeveria e PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë.
Postimi plotë:
Prej Qeverisë së PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë.