“Në Kosovë trajtohesh si skllav, kam punuar 24 orë dhe s’kam marrë asnjë cent”

Ishin vitet e 90-ta kur shqiptarët në Kosovë filluan të dëbohen nga vendi i tyre. Izolimi, persekutimi dhe përpjekjet e vazhdueshme për shtet-formim të atyre viteve, bën që shumë gjenerata të vuajnë për një jetë më të mirë. Njëjtë ishte edhe viti 2015, kur ikjet ishin masive, të ngjashme me ato të viteve të 90-ta, por jo për arsyen e njëjtë. Krejt kjo si pasojë e kushteve të rënda ekonomike, me të cilat qytetarët përballeshin që nga paslufta.

Mërgim Llugiqi nga Ferizaj është 25-vjeçar dhe nuk sheh një të ardhme në vendin që ka lindur dhe është rritur.

Kushtet jo të mira ekonomike e kanë detyruar atë të ndërrojë 20 vende të punës.