




Ministri, Hekuran Murati ditëve të fundit është kritikuar tejet shumë rreth disa qëndrimeve të tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovët të cilat i kishte shprehur në llogarin e tij në rrjetin social “Facebook” para disa viteve, shkruan GazetaDemos.
Me t’u rikthyer në syrin e publikut, këto qëndrime morën kritika tejet të ashpra ku pas tyre ministri Murati doli dhe kërkoi falje publike.
Gjithashtu, nuk munguan as kritikat e veteranëve të UÇK-së për deklaratat e rënda të Muratit. Invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Feim Krasniqi, gjihashtu i ka reaguar ministrit Murati.





Krasniqi gjatë luftës çlirimtare kishte humbur këmbën dhe ministrit Murati iu drejtua me një lutje.
“O Hekuran Murati, a ki Zot o djal, rri mirë ku je, mos na hapni plagët e luftës që edhe sot i kam në trup. Mos na nënqmoni UÇK-në, e as shokët që në luftë i kam humbë. Mos më akuzoni për krime e as gjakun mos ma njollos”, shkruhet në postimin e tij.