




Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1.
Zhou Guanyu mori një goditje nga George Russell, ku pastaj doli krejtësisht nga pista – transmeton Gazeta Express.
Makina Alfa Romeo e pilotit kinez doli krejtësisht jashtë kontrollit.





Pajisja “Halo” besohet se edhe në këtë rast ishte shpëtimtarja e ngasësve.
Veprimi i Russellit pasi shkaktoi këtë aksident, mori vëmendjen e të gjithëve.
Ai doli nga makina e tij dhe shkoi menjëherë te Zhou Guanyu për të parë gjendjen e tij.
Fatmirësisht gjendja e pilotit kinez pas këtij aksidenti është njoftuar se është mirë dhe jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta Express/