




Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve më dhunë.
Të paktën ky është zotimi i kryeministrit, Albin Kurti, në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
“ Përmes platformës së Qeverisë e kemi bërë të qartë se çështjen e të zhdukurve e kemi prioritet. Ndonjëherë lodhemi prej fjalëve e kemi nevojë për vepra.





Familjaret kanë kërkuar që të ushtrojmë ndikimin tonë tek ndërkombëtaret që çështja e të zhdukurve të jetë prioritet dhe në çdo takim e kamë ngritur ketë çështje. Marrëveshje më Serbinë s’ka pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve më dhunë”, tha Kurti.
Këto komente, Kurti i ka bërë gjatë një mbledhje të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.