




Kosova është futur në një k rizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë kosovare.
Derisa vendet e rajonit, Evropës dhe Botës kanë marrë masa për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve në këtë krizë financiare me inflacionin më të lartë ndonjëherë, Kosova, përkatësisht, Qeveria e Kosovës nuk po bënë një gjë të tillë.
Kështu ka vlerësuar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili ka theksuar se është koha për veprim dhe jo vetëm arsyetim nga Qeveria.
Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu thekson se Kosova ka hyrë në k rizë, e Qeveria nuk po e pranon si realitet.





“Kam drojë që një ndër pikat më kritike me të cilat po ballafaqohet ekonomia kosovare në këtë realitet të hidhur, është fakti që në një farë forme po anashkalohet termi k rizë dhe nuk po pranohet si realitet që jemi në krizë. E dyta, Kosova ka hyrë nga kriza në krizë, sepse kemi pasur p andemi ekonomike dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe k riza që e gjeneron l ufta mes Rusisë dhe Ukrainës, vërtet edhe më tepër është duke i rritur t ensionet. Shumë vende të botës janë në panik, vet fakti që në Kosovë për muajin maj e kemi pasur një shkallë të i nflacionit 12.5 përqind, është shqetësimi i parë, fuqia blerëse e euros në Kosovë ka rënë për gati 50 përqind, këtë më së miri e dinë qytetarët, të cilët me 100 euro para tre muajve nuk vlejnë sot as 60 euro. Prandaj, ky është shqetësimi i madh dhe vet fakti që shumë vende të rajonit janë duke analizuar modalitetet dhe metoda si të jenë me bizneset dhe me qytetarë, në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodhë. Vërtet është sh qetësimi shumë i madh”, thotë ai për Kosovapress.
Gërxhaliu beson se kjo qeveri ka ekspertë të fushës, por që sipas tij, nuk po vepron për t’u përballur me krizën.