Sipas drejtorit të Agjencisë së Trashëgimisë dhe Monumenteve Historike, Bislim Zogaj, Kullat e Jasharëve pritet të rinovohen në fillim të muajit mars, të vitit 2023. Ndërsa, komisioni i ekspertëve u ka kërkuar që të mendojnë për ndonjë sugjerim shtesë ndaj planit, dhe pastaj pas dy javëve të organizojnë sërish një mbledhje tjetër.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka deklaruar se Kullat e Jasharëve pritet të rinovohen në fillim të muajit mars, të vitit 2023.
“Detyra Projektuese është e pranuar në parim, ne jemi pajtuar me projektin e tyre nga komisioni i ekspertëve, i cili na premtoj që deri në fillim të marsit, të vitit 2023, do të fillojnë të gjitha procedurat, për rinovimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz”, ka deklaruar Zogaj për Portalin Dukagjini.
Po ashtu, ai ka thënë se komisioni i ekspertëve ua ka kërkuar që të mendojnë për ndonjë sugjerim shtesë ndaj këtij plani, dhe pastaj pas dy javëve të organizojnë sërish një mbledhje tjetër, që të shfaqin mendimet e tyre si plotësim ndaj i Detyrës Projektuese.
“Ata kërkuan edhe ndonjë propozim apo sugjerim plotësues, dhe jemi dakorduar që pas dy javëve të ua dërgojmë komentet tona, dhe pas dy javëve të organizojmë një mbledhje tjetër me Komitetin Ndër-ministror”, ka deklaruar Zogaj.