




Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar tha se kosovarët në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë shtetësinë shqiptare, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë.
Ai ka premtuar se shqiptarët kudo që janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare.





“Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare. Shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. Miqtë e mi, këto 8 vite koha pothuajse ka ndaluar në raport me integrimin evropian dhe kohën e ngadalësojnë vetëm diktaturat. Në pamje të parë ne nuk jemi diktaturë, por de fakto ne jemi”, tha Berisha.
Këtë deklaratë Berisha e bëri të shtunën një bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës dhe u pyet për marrëdhëniet e mundshme të reja mes Shqipërisë e Kosovës nëse vjen sërish në pushtet.