Analisti grek në panik: “Amerikanët do e ndajnë Greqinë, do të formohet Shqipëria e Madhe”Analisti dhe gjeopolitologu grek Dhimitris Kacikis, ka ngritur alarmin në shtetin helen duke treguar sipas tij, planin amerikan për ndarjen e Greqisë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Në emisionin ‘Kontrastet’ (ΑΝΤΙΘΕΣΕΙΣ) në televizionin grek Kreta (ΚΡΗΤΗ-ΤV) ka shpalosur sipas tij planin amerikan për Ballkanin.
Duke iu referuar hartave të realizuar nga vet ai, Kicikis shton se së shpejti do të bëhet Shqipëria e Madhe e cila do të përfshijë Epirin e Greqisë (Çamërinë deri në mes të Greqisë së sotme) dhe gjysmën e Maqedonisë deri në Shkup.