




Algjeriani, Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare Oran 2022.
Ai prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë së Kosovës dhe veçanërisht Adem Jasharit.





Ka edhe fanella tjera kuqezi, kurse llogaria e tij në Instagram është e mbushur me foto që simbolizojnë dashurinë e tij për shqiptarët.
Në shenjë falënderimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i dhuroi fanellën e ekipit të Kosovës.