Marrëveshja për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është arritja e parë e rëndësishme në dialog brenda disa viteve.
Kështu e vlerëson ujdinë që u arrit të martën e kaluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
”Ne besojmë që Kosova mund të marrë pjesë në mënyrë aktive, konstruktive në dialog dhe të arrijë përparim domethënës pa i sakrifikuar gjërat që nuk janë të negociueshme”, deklaroi Hovenier.
Në një intervistë në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai tha se duhet të ketë Asociacion, por jo një Republikë Serbe në Kosovë.
Amerikani thotë se ka afat kur duhet të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi, mirëpo se nuk mund të thotë diçka konkrete, pasi që procesi varet nga dy shtetet.
E për Ballkanin e Hapur ka përkrahje, mirëpo, sipas tij, është në dorën e shtetit më të ri të Evropës nëse dëshiron të bëhet pjesë ose jo./klankosova