




Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kërkimfalja e ministrit të Financave, Hekuran Murati nuk mjafton.
Sipas tij, ai është dashur që t’i njeh dëshmorët dhe martirët e kombit shqiptar, se sa që i ka numëruar 300 ushtarët e vrarë serbë.





Haradinaj tutje i tha se Murati duhet ta dijë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar në luftën e Kosovës.
“Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar.





Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!”, tha Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se Ministri i Financave, Hekuran Murati ka disa ditë që po kritikohet për një deklaratë të tij të vitit 2016 për veteranët, ku kishte thënë se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.