Sulejman Mehazi
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qeverisjes së pandërprerë njëzetvjeçare, për çudinë e të gjithëve, për së pari herë e mori fjalën në parlamentin e RMV-së për të mbrojtur kryeparlamentarin, Talat Xhaferin, me rastin e interpelancës ndaj tij.
Kjo tregon se i nderuari Ali Ahmeti e do më shumë bashkëpartiakun e tij të ngushtë, shokun Talat Xhaferin, sesa qytetarët shqiptarë të RMV-së. Plus kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti lavdëroi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se na quajti “vëllezër maqedonas e shqiptarë”, po, po i nderuar kryetar i BDI-së, saktë e qartë e keni thënë se Rama është vëllai shpirtëror me maqedonasit e serbët, por jo me kosovarët e Albin Kurtit.
Sidomos thënia e zotëri Ali Ahmetit që nuk na ka pëlqyer është:
“T`i mbyllim çështjet që na ngulfasin ndër shekuj”.
Si të mbyllen çështjet e së keqes maqedonase e serbe ndaj shqiptarëve?, edhe sikur ne t’i mbyllim, maqedonasit dhe serbët nuk duan t’i mbyllin, sot e kësaj dite halë në sy e mendje jemi për ata. Ata s’duan të na shohin e jo më “t’i mbyllim çështjet që na ngulfatin ndër shekuj”.
Për besë i nderuar Ali Ahmeti, pas luftës fitimtare të 2001, jo që na keni ngulfatur me maqedonasit, por me Ballkanin e Hapur na keni ngulfatur dy herë më shumë, një herë me vëllezërit shpirtëror e gjuhësor të serbëve, maqedonasit, dy herë, me vëllezerit shpirtëror e gjuhësor të maqedonasve, serbëve.
Me Ballkanin e Hapur me anë të serbëve maqedonasve ju keni dhënë forcë të dyfishtë për të na ngulfatur edhe një shekull më shumë.
Mos e dhashtë Zoti të fitojnë rusët në Ukrainë e më gjerë, atëherë “vëllezërit maqedonas e serbë” të Ramës të gjallë do të na hanë.
Kujdes se lufta Rusi-Ukranë është fillim luftërash kryqëzatash në mes ortodoksëve sllavë dhe katolikëve evropianë e amerikan!