




Gazetar: Genc Godanci
“Nëse do të vdes, do të vdes me pushkë në dorë”, këto fjalë i dha profesori i historisë, Selim Berisha, i cili vdiq duke mbrojtur pragun e shtëpisë gjatë luftës.
I kthyer nga Perëndimi në fshatin Drenoc të Prishtinës për të luftuar kundër okupuesit serb, tash vepra e tij dhe shumë tjerëve sipas familjarëve që kanë mbetur gjallë po përbuzet.
Djali i tij që ende kalon netë pa gjumë, ka një fjalë për ministrin Hekuran Murati, i cili para 6 viteve deklaroi se më mirë do ishte të paguanin mercenarë në luftë.





Dorëheqja është më e pakta që ministri i financave do duhej ta bënte në këtë rast sipas djalit të dëshmorit.
Ky është tejet i dëshpëruar që ligjvënësit as pas kaq shumë viteve nuk votuan ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.
Për fund, ka një porosi për të gjithë ata që vazhdojnë me sulme e ofendime ndaj luftës së UÇK-së.