Brenda shtëpisë luksoze të Daut Haradinajt (VIDEO)

Çifti ka një djalë dhe një vajzë Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Lola Muçaj-Haradinaj janë ndër çiftet, për të cilët shkruhet shumë në mediat rozë.

Si deputeti, ashtu edhe gruaja e tij, Lola janë mjaft të dashur për publikun, andaj edhe kanë ndjekës të shumtë në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Deputeti në rrjete sociale, kryesisht në facebook më shumë publikon imazhe nga takimet e ndryshme që lidhen me politikën.

Ndërsa, moderatorja publikon për fansat e saj, si në instagram ashtu edhe në facebook kryesisht foto nga jeta private.

Fotografitë me bashkëshortin dhe fëmijët janë të shpeshta në postimet e Lolës, e cila është nënë e dy fëmijëve që ka me deputetin Haradinaj.

Lola Haradinaj është një fytyrë e dalluar, duke u njohur për stilin e veçantë që ka.

Duke qenë një person unik për çdo gjë, ajo padyshim që edhe rregullimin e shtëpisë e ka bërë në mënyrën më të mirë, shkruan “Kosovarja”.

Shikojeni dhe binduni.