




Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka komentuar deklaratën e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ditë më parë ka thënë se ajo hyn në Kuvend, teksa merr mëditje e nuk qëndron fare në seancë.
Për këtë çështje, ligjvënësja opozitare tha se refuzon të merret me sojin e tij.





Madje, Deliu-Kodra shtoi se për të është e dhimbshme që Sallahu është zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë.
“Refuzoj me çiftin e këtij zv/ministri me u marr, me seriozitetin më të madh po të them. Për mua është e dhimbshme që ky tipi është zv/ministër në Ministrinë e Drejtësisë. Refuzoj me komentu dikë që merret me tepsi e zejtin, e gjëra banale. Edhe sot është njeriu i dytë në sistem të drejtësisë. Hiç s’e kisha komentu”, u shpreh ajo në ATV.





Sallahu, teksa fliste për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, tha se po iu kërkohet nga opozita, posaçërisht nga deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtaku e Blerta Deliu-Kodra që të kërkojnë falje ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, për deklaratat e kamotshme ndaj tyre nga ana e ministres Albulena Haxhiu.
“Qekjo e fundit (Deliu-Kodra), nuk e kuptoj fortë mirë, sepse nuk e marr për seriozisht. Nuk e mbaj mend”, pati deklaruar Sallahu, po ashtu në ATV.