




“Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka premtuar nënshkrim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Ai po përballet me reagime të ashpra për këtë vendim. I fundit që e ka kritikuar është aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i cili ka thënë se me këtë vendim, Abazoviq ia ka “hapur gropën vetes”, përcjell Bota sot.
Sipas tij, ky vendim i kryeministrit të Malit të Zi, mund të jetë i ndikuar nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, pas vizitës së tyre në Ukrainë.
Reagimi i Lajçit në Facebook:





Ky Sanqo Panqo nga Ulqini!
Shqiptari ban ç’mos me ardhë n’pushtet, por nxiton me ia ba gropën vetës, pa ia pasë kush borxh!
Kështu qenka ky trupshkurti, e mendje shkurti Abazoviq, që i afroi mishin e thonin n’Beograd. Por edhe zjarrin e barutin, se i njoh mirë do malazez, që Cetinën se shesin, pse shitet shqiptari me ba emën!
Mbase Rama e paska joshë, (derisa ishin n’Ukrainë,) me rikthye Mbretninë e Kishës serbe e fuqinë e Vuçiqit n’Cetinë!





Shqiptari, (me mujtë), e kafshon vetën n’prapa****, veç me u shkrue dikund, se Ai ishte i pari që e hangër b*thën e vet.
Ky Abazoviqi që mbeti me VIQ, kështu qysh veprueka, s’paska me iu hjekë kurrë IQI!
Tani le ti hip gomarit si Sanqo Panqo e le t’shkoi mbas Don Kishotit Ramoviq, se luftë do t’kenë me Mullijtë e erës e Ballkanin pa derë!
Ia paska hapë gropën mirë vetës!