




Zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, të bërë në vitin 2016 për veteranët.
Stavileci përmes një shkrimi në Facebook e bëri një krahasim duke thënë se Murati ofendoi renarinë shqiptare – UÇK’në, ndërsa ish-politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq ofendoi nënat shqiptare.





Sipas tij, nuk duhet të ketë shkarkim, po përzurje dhe poshtërim.
“Hekurani a Jabllani, cili viran ma zi e bani? Njani ofendoi nanat shqiptare, tjetri krenarinë shqiptare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jo shkarkim, po përzanie dhe poshtnim”, tha Stavileci.





Murati në një deklaratë të tij të vitit 2016 për veteranët, ku kishte thënë se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.