




Kreu i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka kërkuar nga opozita parlamentare të bojkotoj të gjitha punimet në Kuvendin e Kosovës, derisa të shkarkohet Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Limaj thotë se shkarkimi i Muratit duhet të bëhet patjetër pasi sipas tij, është tallur me sakrificën, vuajtjet dhe vlerat e popullit.





“Ftoj opozitën parlamentare që t’i bojkotoj punimet e Kuvendit, deri sa të shkarkohet ky ministër që fyen, ofendon dhe tallet me sakrificën, vuajtjen dhe vlerat e këtij populli mbi të cilat ka ardhur liria dhe është ndërtuar shteti”, ka shkruar Limaj.