Shaip Kamberi është rizgjedhur si deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi siguroi 698 vota në zgjedhjet që janë mbajtur në Tërnoc të Bujanocit.
Kamberi theksoi se këtë herë “dreqërit mbetën të parëndësishëm”.
“Kësaj radhe dreqërit mbetën të parëndësishëm, herën e kaluar patën ndikimin e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe i sollën një mundim të madh të gjithë fshatit, pavarësisht se sa janë, janë të parëndësishëm”, theksoi Kamberi.
Kamberi tregoi se edhe kush i mposhti “dreqërit”.
“I mposhti një mobilizim i madh i Tërnocit dhe komisionerëve tanë”, shtoi ai.
Ai potencoi edhe shqetësimet që do t’i adresojë në parlament.
“Shqetësimet janë shumë të shumta, vjen si produkt i diskriminimeve nga qeveria, nga mosnjohja e diplomave, mos zhvillimi ekonomik, që po ndikon në zbrazjen e rajonit. Gjendja në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, me fshirjen e listave”.
Ndryshe, Kamberi do të jetë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb.