Lideri i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në deklarimin e pasurisë së tij në AKK, ka deklaruar shtëpinë prej 900 metra katrorë, në vlerë prej 300 mijë eurosh.
Por, kjo shtëpi që gjendet në Prishtinë, duket të ketë vlerë më të madhe.
Madje, tashmë për shtëpinë e Haradinajt është bërë dhe ofertë për ta blerë me një çmim tejet të lartë, njofton Bota Sot
Kjo është bërë nga një mërgimtar. Bëhet fjalë për Driton Haliti nga Podujeva, i cili jeton në Gjermani.
Për gazetën “Bota sot” ai ka thënë se shtëpinë e Haradinajt do ta blinte për 1.5 milion euro.
Ai ka treguar se në Gjermani ka firmë të ndërtimit dhe se i di çmimet për shtëpi, andaj duke u bazuar në këtë, ai ka thënë se ofron kaq para për shtëpinë e Haradinajt.
“Për 1 milionë e gjysmë unë e blej shtëpinë e Ramush Haradinajt. Kurdo që ai dëshiron mund të shkojmë te noteri dhe e qes shtëpinë në emrin tim e ia dorëzoj paratë”, ka thënë Haliti në një bisedë telefonike. /ora24.tv/