




Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Madridi për zhvillimet në Samitin e NATO-s në Spanjë.
Përmes katër reagimeve në tëitter kryeministri Rama tregon se çfarë ka dëgjuar, vlerësuar, shpjeguar dhe kërkuar në këtë Samit.
Rama shkruan se i ka shprehur dëshirën presidentit të SHBA për një organizim të përbashkët në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.





Në reagimin e tij
Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA





Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh
Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj,arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal,duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s
SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për PaqeVendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën