Gazetari Valon Syla ka thënë se arsyeja pse Kosova nuk fitoi liberalizimin e vizave është se europianët nuk i duan shqiptarët.
Sipas Sylës, arsyeja pse Europa nuk e do Kosovën është se ajo është “krijesë e Amerikës”
“Europa është anti-amerikane dhe anti-hebreje, andaj nuk e don Kosovën”, thotë ai në T7.
“Kjo është e vërtetë. Është kjo frymë që po rritet në Europë tani dhe ka ekzistuar. Ishin Gjermania që përndjeku herbrenjtë, e dijmë këtë me pikëpamje komuniste ishin”, shton ai.
Tutje ai thotë se Franca nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës po të ishte Macron në pushtet.
“Tani pse nuk po na do Europa. Është për këto arsyet që i përmenda. Ata nuk e duan Kosovën pasi jemi krijesë e amerikanëve. Kishim fatin që në Francë kishte politikanë sikur Sarkozy. Po të ishte Macron nuk na kish njohur Franca. Na kish qit aty edhe far kushti shtesë“, shton ai.