




Në episodin e parë të emisionit n’Demos, u diskutua për shërbimin shtetëror jugosllav në Kosovë gjatë viteve 1945-1999, ku i ftuar ishte Sherif Krasniqi.
Përgjatë emisionit është folur edhe për shqiptarët të cilët kishin përgjegjësi të lartë në sigurimin e brendshëm jugosllav, ku Krasniqi tha se deri në vitin 1966, rreth 13% e të punësuarve kanë qenë shqiptarë, shkruan GazetaDemos.
“Deri në vitin 1966, me ramjen e klikës Rankoviçiste, kanë qenë rreth 13% e totalit të të punësuarve në punët e brendshme në Kosovë, kanë qenë shqiptarë. Me ramjen e Rankoviçit, u bo ni kthesë e madhe, si në rrjedhat shoqërore në përgjithësi në Kosovë, në jetën politike, shoqërore, ekonomike, ashtu edhe në organet e punëve të brendshme”, deklaroi ai.





Ndërkaq, Krasniqi tha se një nga figurat me përgjegjësinë më të lartë ishte Xhevdet Hamza.
“Për herë të parë në Kosovë vjen Xhevdet Hamza, i cili ishte sekretar i sekretariatit”, u shpreh ai.
Tutje, i pyetur se si qëndronin raportet e tij me Hamzën, Krasniqi bëri të ditur se në atë kohë derisa punonte në Pejë, hierarkia nuk e lejonte që si një operativist i organit komunal, të koordinonte punët me sekretarin. Agon Hamza Këshilltar i jashtëm politik i Kryeministrit Albin Kurti është nipi i Xhevdet Hamzës. /GazetaDemos