




Analisti Baton Haxhiu u bë sërish subjekt i ironisë në median sociale pasi shënoi një tjetër kulm ‘lëpirje’ ndaj Edi Ramës.
Baton Haxhiu nuk e përmbajti veten kur tha se në Bruksel, Rama u paraqit si burrë shteti, si intelektual dhe si kryeministër.
“Europa është e sëmurë po aq sa Putini, i cili realisht ka bërë invazion,” tha Baton Haxhiu, duke folur me gjuhën e Edi Ramës.
Por edhe pse vizita e Ramës në Bruksel dhe lajthitja dhe sulmet e tij janë cilësuar si skandaloze, Baton Haxhiu arriti kulmin kur tha se Rama ka penguar një Iuftë në Kosovë.





Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me këtë deklaratë.
“Barsoleta e vitit: Baton Haxhiu sapo tha se Rama po shpëton Kosovën nga një luftë e mundshme me Serbinë.
Ore ta marrësh hollë-hollë edhe në 99-ën Rama e çliroi Kosovën. Lëre ça thonë kot, që e çliruan amerikanët,” shkruan ai.