




Ramush Haradinaj përveҫ se është kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ai mbanë edhe pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Nga ana tjetër, ai vazhdimisht tenton të ‘rrëmbejë’ edhe pozitën e të parit të shtetit, si President vendi. Të paktën këto kanë qenë kushtet e tij sa herë janë tentuar koalicionet partiake.
Ramush Haradinaj edhepse tenton të jetë në krye të shtetit ai ka deklaruar se merr edhe pension invalidor, gjë e cila nuk ia ndalon pretendimet më të larta.





Ai ka deklaruar se merr një pension invalidor në vlerën 225 euro, apo 2700 euro në vit.
Poashtu edhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku që për vite e udhëhoqi këtë komunë, është në kategorinë e personave që marrin pensionin invalidor.
Lushtaku ka deklaruar se merr një pension invalidor në vlerën 300 euro, apo 3,600 euro në vit.