




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në samitin e NATO-s në Madrid të Spanjës, i cili do të mbahet sot dhe nesër.
Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Rama shihet krah për krah me presidentin amerikan Joe Biden, me të cilin edhe ka folur.
Në një moment, Rama i thotë diçka Bidenit, i cili më pas filloi të qeshte.