Një debat tejet i t ensionuar është zhvilluar mbrëmë në një studio televizive në mes analistëve, Halil Matoshi e Krenar Shala, shkruan ALBNEWS.
Temë e diskutimit ishte paga në Kosovë, ku sipas Matoshit me pagat aktuale që janë në vendin tonë është e pamundur të posedosh një pronë në Marigonë. Ai ka hedhur dyshime dhe kritika edhe mbi presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe mbi ministrat e kryeministrit Kurti, të cilët po përmenden për pronat e tyre që aktualisht janë duke i poseduar në këtë lagje, e cila njihet si një ndër më të shtrenjtat në Kosovë dhe ku jo çdo shtresë e qytetarëve mund ta posedoj një vend në këtë pronë.
Matoshi: Vjosa edhe ministrat e Albinit që po blejnë në Marigona Hill ka po i marrin paret?
Shala: Këta kanë punu, janë profesionita
Matoshi: Qysh more? Po 40 vjet kam punu unë…40 vjet e kam pas rrogën më të madhe se Albini edhe se Vjosa
Shala: Cili Albin? Albini s’ka more, ky punon… ky 250 euro, me qira jeton. Vjosa ka punu 20 vjet profesioniste.
Matoshi: Edhe unë, 40 vjet…e s’kam pronë në Marigonë
Shala: Po, çka me të bo vallahi Halil ty? Ti ke punu diçka tjetër, ajo diçka tjetër, profestione ndryshe…
Matoshi: Jo, në periudhen më të madhe, e kam pasë pagën më të madhe, por nuk mundem me ble pronë
Shala: Qysh s’mundesh more, përmi 20 vjet me e pas rrogën më të madhe se 1000 euro?
Matoshi: Nuk mmundesh, me një rrogë të Kosovës, nuk mundes, ta garantoj…
Shala: Ajo e ka marrë rrogën përmi 3-4000 euro qe 20 vjet.