




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë deklarata agresive pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e dokumenteve.
Presidenti serb ka folur sot edhe me tone kërcënuese për çështjen e targave.





Ai ka thënë se Prishtina duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.
Megjithatë, ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarr ndonjë aksion ushtarak pas këtij afati në formë ultimatumi.





“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq në një adresim publik. /GazetaExpress