




Këngëtari, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” ka bërë të ditur se sot e ka vizituar, Rexhep Selimin në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtari i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i cili ia dedikoi disa vargje kësaj vizite.
Postimi i tij i plotë:





“TAKIMI ME REXHËN
Pas një kohe prap u pamë
Po s’mujtëm kangës me ja thanë
E shtrënguam njëri tjetrin
Sikur vëllau me vëllanë.
A po munesh i thash vlla?
Qysh jon knej kta krejt vllaznia?
M’tha ma mire kurr s’jena kon
Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.
Veç i gzum e i pa mërzitun





Takimi mallin shkrinë si dielli borën
N’syt e tij shifsha liri
E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.
Si Xhafo Idrizi mu duk vetja
Kur i shkoj n’Paris Avnisë
O Avni o trimi Xhafos
T’fala ke prej krejt Shqipnisë.
Me emën t’Zotit tha do t’kthehem
Do t’kalon edhe kjo sprovë
Kjo punë hajr le t’jetë për neve
E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.
HAGË, 29 Qershor 2022”