




Këngëtari Gold Ag që njihet për këngët e tij patriotike, ka takuar ish-deputetin e VV-së Rexhep Selimi që gjendet në paraburgim në Hagë. Arian Agushi emri i vërtetë i këngëtari në një lidhje direkte në Frontal të T7, tha se te formulari ku kërkohet arsyea e vizitës e ka shkruar çmallje.
“Unë e kam bërë kërkesën për ta vizituar Rexhep Selimin dhe arsyen e kam shkruar “çmallje”. Pata dëshirë t’i shohë edhe ish-presidentin Thaçi, Kadri Veseli, e të tjerët të gjithë por s’pata mundësi. Nuk kam mëndu që ka me ardhë koha që me pa Rexhën ose ndonjë ushtar të UÇK-së, prapa grilave. Ne kemi shumë shokë të përbashkët, me mu për politikë s’kemi fol as përpara as tash. Më pyet për shokët që i kemi të përbashkët. Koha e limitume, kisha qef me ia ni zanin”, tha ai.





Gold Ag poashtu tha se e takoi shkurt edhe ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
“E përshëndeta, e përqafova edhe ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, e pyeta për shëndet, sepse ishte aty në dhomën afër, dhe kishte vizita”, u shpreh ai.
Ai tha se ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi i ka dhënë shpresë pas vizitës.
“Nuk u dallojkë që është në Hagë, u duke si me qenë në Prishtinë apo në bjeshkë të Drenicës. Edhe pse e ndiva ni mungesë kur dola nga aty por ma dha njëfar shprese”, tha këngëtari.