




Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka shprehur pendesë që ka qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës, kur Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.
Dumoshi ka thënë se Osmani nuk e meriton pozitën e presidentes dhe se vendimi për të qëndruar në sallë për t’ia siguruar kuoruimin, ishte i partisë së saj.





“Nëse e kam një peng në jetë, është pse kam qëndruar në seancë kur Vjosa Osmani është zgjedhur presidente. Ishte vendim i partisë të qëndrojmë në seancë. Ajo nuk e meriton pozitën e presidentes”, ka thënë ajo.
“Skam asgjë personale me të”, ka shtuar ajo në emisionin Personale në Dukagjini. /GazetaExpress