Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i cili kishte punuar në Ambasadën e Republikës Kosovës në Washington është dashur të japë dorëheqje nga puna, sepse ishte atakuar nga Qeveria Kurti 1, pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me të cilën kishin qenë në bashkëqeverisje.
Ajo ka thënë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kualifikimeve, sepse siç thotë ajo, “Rroni ka përfunduar masterin për inteligjencë në Universitetin ‘Georgetown’ në Washington”.
Dumoshi ka thënë se djemtë e saj nuk kthehen më në Kosovë.
Ndërkaq, ajo për familjen e saj, ka thënë se ishte një familje atdhetare, ku kishte luftuar që të hapej Universiteti, dhe kishte mbrojtur flamurin kombëtar, dhe gjuha shqipe.
“Ideatorët e 1968 kanë qenë babai im i ndjeri, Ismail Dumoshi dhe xhaxhi im Osman Dumoshi si organizator. Ndërsa, ata sot janë heronjtë e këtij vendi”, ka thënë Dumoshi.
Ajo ka theksuar se fëmijët e saj, i ka rritur me të njëjtën frymë patriotike që e kishin rritur atë familja e saj, ndërsa djemtë e saj gjithmonë kanë pasur qëllim që të kontribuojnë në Kosovë.
Ajo ka prezantuar dy djemtë e saj, Rronin dhe Rrapin, të cilët gjatë luftës në Kosovës, kishin emigrua në Shtetet e Bashkuar të Amerikës(ShBA).
Ndërsa ajo e ka prezantuar dhe brezin e ri të familjes së saj, nipin, i cili është djali i Rronit dhe Lyra Dumoshit, të cilët e kanë pagëzuar me emrin Matis Dumoshi.
Dumoshi ka treguar se brezi i ri i familjes 3 janë duke jetuar në New York.
Ajo ka folur edhe për djalin e saj, Rrap Dumoshi, i cili siç ka treguar ajo, është zhvendosur nga Amerika për në Itali, ku atje është duke jetuar dhe punuar.