




Analisti Milaim Zeka e ka quajtur skandal të madh faktin që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta i kishte 50 mijë euro ‘cash’ në shtëpi, për të cilat raportoi së fundi se i janë vjedhur.
Zeka në Frontal të T7 tha se e kishte dëgjuar një përgjim të EULEX-it dikur, ku një ish-deputet, sipas tij, nuk e kishte lejuar dashnoren e tij që të mos e raportonte në Polici një rast vjedhjeje. Nga ky ish-deputet, Zeka thotë se Shkreta “s’ka marrë mësim”.





“Deshta me shkru lidhur me këtë gjarje.
Unë e kam dëgjuar në përgjime telefonike të EULEX-it një deputet të një partie tjetër përpara – po thash ky i shkreti, ky Shkreta qysh s’ka marrë mësim prej qatij X deputetit, por me emër nuk po flas.
Ky e lë një shumë shumë të madhe të parave te dashnorja e vet. Kjo dashnorja e tij është artiste dhe këngëtare e njohur.
Edhe tash hynë hajnat dhe ia vjedhin paratë.





Edhe kjo e merr në telefon këtë personin, i thotë na i kanë vjedhë paratë, po shkoj me e lajmëru rastin në Polici.
Ky i thotë mos gabo, leje me kaq se t’pyesin ku i ke marrë, kush t’i ka dhënë, etj”, tha ai.
Sipas Milaim Zekës, deputeti Mirsad Shkreta do të duhej të jepte dorëheqje.
“Unë mendoj që ai për me qenë pak më i qetë, do të ishte mirë të tërhiqej nga posti i deputetit dhe mirë do të ishte ta vazhdonte profesionin e vet”, tha ai./Express